Veronika Papa: Jeta ime ne "Skampa"
ELBASAN- Per aktoren e njohur elbasanase, Veronika Papa, qe ka interpretuar per mese 35 vjet ne skenen e teatrit "Skampa' rreth 100 role, deshira e saj me e madhe eshte komedia. E larguar ne vitin 2002 ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, bashke me familjen e saj, aktorja 62 vjecare Veronika Papa eshte kthyer ne qytetin e saj te lindjes ne Elbasan. Ne nje interviste per Atsh-ne, aktorja ka folur dje per veshtiresite ne fillimet e karrieres se saj, rolet qe ka luajtur ne skene, vleresimet e marra gjate 35 viteve ne teatrin "Skampa", mallin per skenen dhe qytetin e saj te lindjes.
Fillesat
Fillimet e saj si aktore profesioniste u realizuan me mbarimin e Institutit te Larte te Arteve ne vitin 1969, ku po ate vit Papa u emerua aktore ne teatrin "Skampa". "Fillimi ishte i veshtire megjithese vija nga nje ambient tjeter me studente si Timo Flloko, Mevlan Shanaj, Birce Hasko, Minella Borova,Gezim Kame, Sajmir Kumbaro, Petrika Riza, Llazi Serbo etj, te cilet sot jane ajo pjese e artisteve te shquar te teatrit dhe kinemotografise, por edhe ne teatrin "Skampa" do te perballesha e interpretoja me aktore te fuqishem si Demir Hyskja, Robert Ndrenika, Shpetim Shmili etj", shprehet Papa.
Ajo thekson se roli i pare kryesor ne teater ishte ne komedine "Shqetesimet e Sokratit" me autor-regjisor Lec Shllaku, me te cilen konkurruam ne Festivalin e katert Kombetar te Teatrove profesioniste, ku une dhe aktori Robert Ndrenika u vleresuam me diplome, ndersa komedia u kritikua ashper nga ana ideore.
Rolet
Gjate karrieres se saj, Veronika Papa, ka interpretuar rreth 100 role ne zhanre te ndryshme, komedi apo drama, por deshira e saj me e madhe eshte komedia. "Mos iu duken shume 100 role, pasi teatri vinte ne skene kater premiera ne vit. Nje aktor prefesionist te gjitha rolet i dashuron ne te kunderten aktori nuk mund te jap ate qe kerkon, pavaresisht se interpreton rol kryesor apo jo", thote aktorja Papa.
Ajo permend disa nga rolet ku ka interpretuar si , "Familja e Peshkatarit", (Sheja) "Prefekti",(Hajria) "Ah kjo traktoristja",(Kristina),"Lulet e sheges" (Havaja),"Sherbetori i 2 zoterinjeve", (zonjusha Silvia), "Sa gjethe te thata ate vjeshte",(Mukadezi) me te cilen teatri Skamapa zuri vendin e pare ne Festivalin Kombetar te Teatrove prefesioniste ne vitin 1989,"Qytet Rrethimi"(mome Mukadezi),"Vdekja",(prostitute) "Llotaria Amerikane",(Hurmaja) si dhe "Leksioni" (sherbetorja)"etj.
Nostalgji
Aktorja Veronika Papa, kujton me nostalgji momentin, kur eshte vleresuar me diplome ne dramen " Lulet e sheges" te Kol Jakoves. "Ne festivalin e 5-te Kombetar te Teatrove prefesioniste ne vitin 1976 u perfaqesuam me dramen "Lulet e sheges" me autor Kol Jakova, ku serish u vleresova me diplome per rolin e Havase", nenvizon Papa.
Ajo thote se ne vitin 1985 u vleresua me medaljen "Naim Frasheri" dhene nga presidiumi i Kuvendit Popullor, por vleresimi me i madh ishte ne vitin 1997, ne komedine "Qytet Rrethimi", me autor-regjisor Astrit Cerma, ku u vleresua me cmimin e pare "Aleksander Moisiu" per rolin e mome Myrvetes.
Per aktoren e njohur Veronika Papa, ky cmim ishte nje dhurate per te gjithe "momat" elbasanase qe sic thote vete ajo, i personifikoi ne kete rol. "Nder i madh per mua dhe familjen time ishte edhe vleresimi qe me beri bashkia e qytetit te Elbasanit dhe personalisht kryetari Hysen Domi duke me vleresuar me titullin "Nderi i Qytetit", i cili ishte nje kapak floriri i punes time 35 vjecare si aktore ne qytetin tim te lindjes Elbasanit, qe une e adhuroj", thote Papa.
"Per cfare me qante zemra"
E larguar ne vitin 2002 per ne SHBA, aktorja e njohur Veronika Papa shprehet se "me qante zemra per qytetin tim te lindjes Elbasanin, vecanerisht per teatrin ku kalova gjithe jeten time. Vertet larg por komunikimi nuk mungonte, ku miqte me informonin edhe per jeten artistike te teatrit". "Me keqardhje them se ne skenen e teatrit nuk perseriten aktoret e medhenj si Demir Hyskja, i ndjeri Shpetim Shmili, Astrit Cerma, Hysen Biza, Pirro Kita, Ilir Sadiku, Olimbi Bilali, Tefta Mehmeti, Shane Shllaku, Zamira Begolli, Ermira Bahiti,Valentina Xhezo etj dhe shpresoj qe ne kete tempull te rikthehen serish keta aktore, pasi jane elita e ketij teatri", tha aktorja.
Deshira
Aktorja Veronika Papa, tashme e dale ne pension, deshiron qe ta shohe teatrin " Skampa" me nje trupe profesioniste permanente me se paku 10 aktore, pasi sipas saj "Teatri pa repertor nuk jeton dhe nuk ka per te jetuar".