Nje udhekryq per Rusine dhe Ameriken
Nga Ellen Barry
Ne gusht te vitit te kaluar nje Rusi e re beri prezantimin e vetvetes perpara botes. Nga fushebeteja e Gjeorgjise, mesazhi thoshte: Ne tashme nuk jemi duke kerkuar opinionin e mire te Perendimit. Shija e re per konfrontim ishte pare nga shume si nje efekt anesor i pasurise se ardhur prej naftes dhe gazit, e cila i ka dhene besim udheheqesve te Rusise per te rrezikuar izolimin nderkombetar. Ne titullin e nje libri qe publikoi ne Prill, studiuesi Marshall Goldman ofroi nje shpjegim prej nje fjale: "Petroshtet".
Kjo teze mund te kete nje efekt te shkurter. Udheheqesit ruse, nuk po shpresojne me per ta bere rublen nje monedhe rezerve nderkombetare, tani perballen me nje rrjedhje drejt disfates. Cmimi i nje fucie nafte ka rreshqitur poshte 40 USD, aksionet e Gazprom kane rene me 76% ne nje vit dhe me shume se 1/4 e rezervave valutore te Rusise ishte shpenzuar per te mbeshtetur rublen.
Por a do te thote kjo se ne mund te presim nje ngrohje midis Rusise dhe Amerikes?
Ceshtja doli ne nje moment tensioni te larte. Rruga pa krye midis Rusise dhe Ukraines mbi cmimet e gazit ka ndikuar ne te gjithe Evropen; dhuna ne Gjeorgji mund te shpertheje serish. Politikeberesit per Rusine te Barak Obames jane duke marre detyren nen presionin e ngjarjeve qe po zhvillohen.
Henri Kissinger, i cili ishte ne Moske muajin e shkuar, ofron pikepamjen optimiste se kriza globale financiare mund te coje ne nje "epoke te interesave te pajtueshme". Por te tjeret e shikojne krizen si arsyen qe e shtyn Rusine ne drejtimin e kundert. Keshtu ka dy rruge:
Skenari 1 - Bashkepunimi ne krizen financiare globale, ashtu sic e paraqet Aleksander Rahr, i Keshillit Gjerman per Marredheniet me Jashte:" Ne te gjithe jemi bere me te dobet. Ne te gjithe jemi bere me te varfer". Keshtu qe, te vene nen presion nga shqetesimet e brendshme, te dyja palet kane shkurtuar ambiciet e tyre nderkombetare. Uashingtoni ngadalesoi kalendarin e tij per zgjerimin e NATO-s dhe mbrojtjen kunder raketave, Rusia shtyu afatin e endrres se saj per te rikapur "sferen e privilegjuar te influences sovjetike". Udheheqesit ne Moske ia paraqiten kete si fitore publikut.
Logjika ketu eshte e hapur: Nje Rusi qe e ka shtrenguar rripin per para do ti duhen parate dhe teknologjia e perendimit per te zhvilluar burimet e veta energjetike. Monopolet shteterore do te kerkojne partnere te huaj, dhe levizjet si ne te kaluaren per te vene nen kontroll interesat e kompanive te tilla si BP dhe Shell Oildo te duken joproduktive. "Beteja e ideve" brenda Kremlinit, sic e ka pershkruar Igor Yurgens, nje keshilltar i presidentit Dimitri Medvedev, do te largohet nga "izolimi, vecimi, instiktet perandorake" drejt nje partneriteti afatgjate me Perendimin. "Nese ne do te kujdesemi per krizen duke izoluar vetveten, nese ne nuk kemi nxjerre mesimet nga ajo qe ka ndodhur me pare, atehere fati i Rusise mund te jete nje perseritje e fatit te BRSS", thote Yurgens. "Nuk mendoj se ne jemi aq budallenj".
Skenari 2: Tkurrja dhe nacionalizmi. " Me pak burime do te thote nje qendrim me shume egoist", sic thote Sergei Markov, Drejtor i Institutit te Studimeve Politike ne Moske. Ne kete rast, Rusia e gjen veten duke u perballur me pakenaqesite e brendshme dhe kercenimin e separatizmit rajonal, dhe mungeses se sasive te medha te parave te naftes per te disbursuar me shpresen per te ruajtur kontrollin. E detyruar per te luftuar per mbijetesen e vet, udheheqesit politike i pershtatin politikat e tyre ndaj opinionit te brendshem publik. Ato fokusohen mbi nje armik te jashtem - SHBA, udheheqesit e te cilit jane fajesuar tashme per krizen financiare te Rusise, dhe me te cilet Rusia eshte tashme teper e irrituar mbi perspektiven qe influenca ushtarake amerikane te arrije Ukrainen.
Sipas kesaj logjike, do te ishte absurde ti leshohej tani terren Perendimit, pas shijes se kenaqesise te pritur prej kohesh qe moren ruset ne Gjeorgji. Shume ruse e shikojne luften e Gushtit si nje rivendosje te vendit te duhur te Rusise ne ngjarjet boterore - nje produkt jo vetem i te ardhurave nga nafta, por edhe i rigjenerimit te shoqerise ruse nga kolapsi sovjetik.
"Rusia eshte rikthyer ne kohe", thote Vjaceslav Nikonov, presidenti i Fondacionit Politika, shume prane Kremlinit. "Kjo nuk do te ndryshoje. Kjo nuk do te kthehet serish nen tavoline".
Cili skenare eshte me i mundshem? Per te filluar, eshte e qarte se autoritetet ruse jane duke pergatitur per te mbrojtur pushtetin e tyre politik. Pasi e paraqiti vetveten para botes si nje lider modern, Presidenti Medvedev ka paraqitur si prioritet nje reforme madhore - zgjatjen e mandatit presidencial ne 6 vjet. Javen e shkuar ai nenshkroi nje ligj qe eliminonte jurine ne gjyqet per "krime kunder shtetit", dhe legjislacioni i mbetur pezull do te shtrihet tek percaktimi per tradhtine.
Autoritetet jane nervoze, kjo duket. Medvedev, ne fjalimin e tij drejtuar Kombit, dergoi nje paralajmerim te hidhur ndaj "atyre te cilet kerkojne te provokojne tension ne situaten politike". Dhe muajin e fundit, policet kunder demonstratave u derguan 6000 milje larg Moskes ne Vladivostok, ku qindra njerez ishin duke protestuar per tarifat e makinave, njoftoi The Associated Press. "Une mendoj se ata nuk kane besim ne ate se cfare nuk mund ta kontrollojne", thote Clifford Kupchan, i Grupit Eurasia, nje firme konsulence ne Nju-Jork. "Refleksi i tyre instiktiv eshte per te shtrenguar kur ata perballen me pasiguri".
Skenari i pare, ne te cilin gjykimet ekonomike diktojne nje politike te jashtme shume me te ndrydhur, kerkon kushte qe mund te mos ekzistojne. Ne qeveri, ekonomistet liberale, mund te sfidojne pasuesit e vijes se ashper. Mbeshtetesit politike te cilet mund ti mbeshtesin ata jane ata te cilet kishin rene ne qetesi gjate bumit ekonomik.
"Njerezit ne spaleta te cilet ndjene se jane klasa e mesme, njerezit ne burokraci te cilet ndiejne se jane klasa e mesme, ata mund te jene pjese e ketij koalicioni", thote Yurgens. "Nese ky koalicion do te jete mjaftueshem i forte, une nuk kam mundesi sesi ta di".
Keto dite, Stephen Sestanovic, nje analist ne Keshillin per Marredheniet me Jashte, shikon shenja te "konfuzionit politik" ndersa udheheqesit ne Moske rregullojne renien e papritur ekonomike te Rusise. Moska ka lejuar qe kriza e Gjeorgjise te bjere, por ka pershkallezuar tensionet mbi gazin me Ukrainen. Zgjidhja me te cilen perballen elitat, thote Sestanovic, eshte nese te vazhdojne e flasin ne menyra te cilat do te bejne qe ata te duken si "sherrxhinjte e zemeruar dhe si ata qe marrin persiper rreziqet". "A eshte kjo akoma pikepamja e tyre reale per vetveten dhe politika e pershtatshme ne nje kohe krize?", thote ai. "Kjo mund te jete. Por une nuk jam i sigurt, dhe nuk mendoj se ata jane".
SHBA kane interesa reale ne nje Rusi bashkepunuese; ajo deshiron te ndihmoje kufizimin e ambicieve berthamore te Iranit, dhe NATO ka nevoje per me shume rruge furnizimesh per Afganistanin. Dhe me arritjen e Obames ne Shtepine e Bardhe, duket se ka hapesira per kompromise mbi dy shqetesimet me te medha ruse: zgjerimin e mundshem te NATO me Ukrainen dhe Gjeorgjine, dhe planin per vendosjen e instalimeve per mbrojtjen kunder rakete ne Poloni dhe Republiken Ceke.
Por ne ngricen e thelle te nje Janari ne Moske, fitimet e gushtit jane akoma emocionuese. Kur Putin shkoi ne televizion javen e shkuar per te nderprere transfertat e gazit per Ukrainen - shpagim, tha ai, per vjedhjet ne gazsjellesit e Rusise - kush mund te humbase shkelqimin e nje tjeter qendrimi te ashper? Politika e jashtme nxjerr nje energji qe shkon shume pertej shkences se thjeshte ekonomike, dhe viti i ri do te kete nevoje per te gjithe burimet qe Moska mund te mbledhe. Per nje Rusi qe synon te rivendose statusin e saj si superfuqi, mund te kete di]ka thelbesore per ti rezistuar Amerikes.
"Kjo eshte menyra sesi shkojne gjerat", thote Nikonov, gjyshi i te cilit, Vjaceslav Molotov, ishte ministri i Jashtem i Stalinit. Duke kerkuar ne kujtimet e tija per periudhen e ngrohtesise midis dy vendeve, Nikonov del me dy: Mars dhe Prill 1917, dhe Gusht deri ne Dhjetor 1991.
Publikuar dje ne "The International Herald Tribune"