E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obelisku i ndergjegjes dhe heshtja e ndergjegjshme

Nga Juela Mecani

Atdheu yne eshte nje vend me shume pengje, me shume hije, por qe ka ditur me mencuri dhe me nje durim ekzemplar, te kuroje dhe me pas sheroje plaget e veta. Ndoshta cilido komb qendron disi i lidhur me plaget e tij, por Shqiperise iu desh te perballej shume gjate me nje "bar te keq" qe veshtire se shkulet dhe qe me shume se sa vullnet per t'u luftuar, do nje durim per t'u dalluar. Ndoshta fjalet "komunizem" apo "diktature" jane uleritur dhe shtjelluar gjate dhe shpesh ne keto vite, aq sa duke kthyer fytyren nga dielli i lirise se vertete, qe me ne fund fituam, ashtu si femija qe harron, u perhumbem dhe menduam me naivitet se nuk ka me komunizem apo se diktatura nuk ka se si te jete me pjese e jetes sone.

E pra ky eshte efekti me djallezor dhe detaji me i frikshem, qe kjo e keqe e madhe ka, rreziku qe te fshihet apo degezohet pas njerezish qe i shohim perdite, pas zerash qe na mbrojne, pas shoqatash dhe partish qe duhet te punonin per ne, pas disa te ashtuquajturish "miq" te cilet bareve dhe restoranteve, lobojne per te na perplasur ne fytyre ate qe me aq gjak e mund, donim t'i zhduknim nga ne, zinxhiret e komunizmit.

Obelisku i memories nuk do te mund te jete kurre aq i larte, nuk do te mund te jete kurre aq i gjere, sa te mbaje gjithe ata emra, nuk do te mund te shtrihen aty historite e tyre unike. Si ne nje harte rrugesh, deget e ketyre historive lidhen me vuajtjet edhe te bijve, eterve, farefisit, pse jo edhe miqve. Nuk kam abuzuar me shifrat kurre, por mund te mendoj se qindra mijera njerez u ngrine, u peshtollen ne padije e terror, shqiptaret nuk dinin se kush ishin vertete, e se kush do te ishin me pas femijet e tyre.

Eshte edhe kjo, dicka qe nuk mund te jete dot e shkruar ne kete Obelisk te Ndergjegjes Kombetare, dimensioni i dhimbshem i padijes tone, se c'behej rreth nesh dhe ai rol absurd qe luajtem me dekada, se ne ishim ithtaret e te tjeret mekataret.

Qe ne kohen e filleses se historise, njerezit ngrinin memoriale, obeliske, statuja, piramida, katedrale. Pertej jetes se tyre mishtore, njerezit kishin nevojen akute per pika referimi, ku te ngrinin koken lart e te kujtonin se kush ishin, t'i therrisnin ndergjegjes se tyre apo te kishin ne to, pak melhem per jetet e tyre te veshtira. Shume prej tyre i kemi edhe sot, na bejne te reflektojme, na bejne edhe te ruhemi nga dobesite tona. E pra eshte nje dobesi e madhe te mos degjojme kambanat e ketyre emrave shqiptaresh antikomuniste te betuar, te cilet jane lart e na shohin.

Duhet te jete i larte dhe i gjere Obelisku i Ndergjegjes Kombetare, duhet te kthehet ne suvenir per te gjithe me pas, ne cilendo shtepi atdhetari, sepse ata vdiqen per ne. Vdiqen edhe per ata qe nuk kane me ndergjegje dhe qe nuk do te kene me, as te drejten morale te perulen para tij.

Prita disa dite te shkruaja keto radhe sepse ndoshta me idealizem, apo pse jo naivitet, prita qe zerat e "politikes se re" do te kishin kurajen te dilnin ne konferencat e tyre "natyre" duke shprehur vleresim per nje hap te tille sic eshte ai, i ngritjes se nje obelisku per martiret e demokracise. Nese keta mund te flasin sot edhe brockulla, ndodh sepse mijera shqiptare antikomuniste te betuar vdiqen martire.

Duhet te jete madheshtor Obelisku yne, aq sa te mund te na mbroje nga keta njerez te rrezikshem, qe nuk jane kaq anonime, jane majat e tentakulave te atij komunizmi, qe mendojme se nuk eshte me. "E keqja" nuk ben cudira, "e keqja" nuk e sheh dot vdekjen ne sy. Ndaj keta amatore te "politikes se re" nuk mund te shtiren dot ne kete rast, se kambanat e emrave te mijera antikomunisteve martire, jane shume te forta edhe per veshet e ndergjegjes se tyre.

Ata heshten kur degjuan fjalen Obelisk, ata vjellin vrer per rruget e reja, per shkollat, per ekonomine, per sukseset, sepse frika nis pikerisht qe aty, qe nga emrat e martireve. Sepse keto rruge te reja i nisen ata, Kosoven e pavarur e bene edhe ata, kjo Shqiperi dinjitoze eshte krijese e tyre.

Do te jete nje dite kur keta frikacake do t'i perpije toka, ne momentin kur gjuha e tyre s'e shqiptoi dot vleresimin per kete veper respekti, u ndane pergjithmone nga "politika e tyre e re", harruan dinjitetin, braktisen lirine. Cdo 20 shkurt, ata do t'i perpije toka, cdo 20 shkurt ne nuk duhet te harrojme se me ke kemi te bejme vertete dhe se lufta e martireve kunder komunizmit dhe krah lirise e demokracise, nuk ka mbaruar ende.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›