Nishani: Tolerancë zero për gjyqtarët që nëpërkëmbim sistemin, përjashtim
Tiranë- Në fjalën e mbylljes së projektit EURALIUS në vendin tonë, Presidenti Bujan Nishani në cilësinë e kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë tha se paçka sistemi i drejtësië ka pësuar një ndryshim thelbësor në 20 vitet e fundit, ai ka mjaft probleme e sfida.
Kjo rritje page a do ta ulë sjelljen korruptive të prokurorëve e gjyqtarëve, Jo. Por do të inkurarojë atë grup të të tjerëve që duan të ndihen të vlerësuar? Po, dhe e them me po të fortë,-tha Nishani.
Por të nderuar pjesëmarrës do të dëshiroja tia adresoj të gjithë aktorëveme sfidën a do të vijojmë ne të qasemi ndaj problematikave të sistemit të drejtësisë vetëm në sensing e deklaratave me ngarkesa shpeshherë dramaciteti të panevojshëm? Apo do të fillojmë të veprojmë me objektiva strategjikë e përmbajtësor për ti kuruar këto probleme. A do të vijojmë ne ta margjinalizojmë komunitetin e gjyqtarëve e prokurorëve në shembull negativ që janë në minorancë mes tyre, apo strategia jonë të shkojë drejt promovimit të modelit pozitiv?,-tha Nishani.
Nishani tha se sduhet neglizhuar e toleruar në asnjë rast të atyre gjyqtarëve që nëpërkëmbin sistemin e që bëjnë padrejtësi.
Po ka një numër jo të vogël prokurorësh e gjyqtaresh që jetojnë në kushtet e një luksi të paargumetuar me të ardhurat që kanë. Por ka një shumicë normale që jetojnë me parametrat e shoqërisë. A do të mbetemi ne tek portretizimi i tërë sistemit nga shembujt e minorancës? Apo drejt një straegjie për të promovuar sistemin e shumicës.
Kërkoj përgjegjshmëri për të mos kultivuar idenë e antiligjit e antishtetit. Por të angazhimit të gjithësecilit të çdo pozicioni që ka marrë në shoqëri,-tha Nishani.
Kreu i KLD-së tha se konkurimi është e do të mbetet e vetmja praktike që do të ndiqet në gjykatat tona.
Po ecet me shpejtësi, sistemi i vlerësimit. Shumë mirë dhe mirë janë përjashtuar të gjithë ata gjyqtarë mbi bazën e punëve të rezultateve të tyre. Do të vijojë seleksionimi me procedura të tjera, jo të lehta që nuk realizohen Brenda një nate,-tha Nishani duke thënë se Shqipëria ka vetëm një rrugë atë të integrimit evropian.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi tha se konsolidimi i shtetit të së drejtës është i një rëndësie kryesore në mënyrë që Shqipëria të përparojë në drejtim të integrimit evropian.
Shqipëria duhet të ketë arritje të qëndrueshme në drejtësi, me qëllim që ti bashkohet BE-sëAskush të mos jetë sipër ligjit,-tha Sequi.
Ambasadori tha se pritshmëria e BE-së ndaj Shqipërisë për të garantuar eficencën e sistemit të drejtësisë është realiste.
Sakaq në fjalën e tij ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi tha se vlerëson ndihmën e dhënë nga misioni EURALIS 3 për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Flasin vetë reformat, publiku e aktorët e sistemit të drejtësisë. Shpreh mirënjohjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe qeverisë për këta anëtarë të shkëlqyer të një misioni të shkëlqyer në ndihmë të konsolidimit të shtetit të së drejtës, tha Halimi duke theksuar se falë këtij misioni u bë e mundur heqja e imunitetit të gjyqtarëve.
Ai shtoi se EURALIS ka dhënë kontribut edhe për hartimin e ligjit të gjykatës së Lartë, një nga kushtet e BE për marrjen e statusit, ndërsa akuzoi opozitën për mosvotimin e këtij ligji.
Ata punuan që 12 rekomandimet e BE-së gjatë vitit të kaluar të plotësoheshin dhe të ngeleshin vetëm tre ligjet që të merrnim statusin kandidat,-tha Halimi.
Sakaq në fjalën e tij Kryeporkurori Adriatik Llalla tha se ka punonjës të drejtësisë që janë nën hetim për raste korrupsioni.