Dy të rinj i grabisin nga fyti zinxhirin e arit një të moshuare

Vushtrri, 18 gusht - Dy persona të moshës 18 vjeç, janë arrestuar nga policia në Vushtrri, si të dyshuar për marrjen me dhunë nga fyti të një zinxhiri të arit nga një e moshuar, 61 vjeçe, derisa ajo ishte duke ecur rrugës afër Parkut të Qytetit në Vushtrri.
Në bazë të deklaratës së siguruar nga ankuesja, siç raporton KosovaLive, dy të dyshuarit, i janë afruar viktimës nga prapa dhe duke përdorur forcën i kanë grabitur një zinxhir ari nga fyti dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Sipas zëdhënësit të policisë, Besim Hoti, viktima është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Vushtrri për kontroll mjekësor pasi ajo dukej se ishte në gjendje stresuese, ndërkohë hetuesit policor së bashku me teknikët e kriminalistikës kanë filluar hetimet e menjëhershme të këtij rasti të kualifikuar si “grabitje”.
Hetuesit policorë të cilët kanë siguruar deklarata nga kalimtarë dhe dëshmitarë të mundur të rastit të grabitjes, kanë identifikuar dy persona si të dyshuar të mundshëm të këtij akti kriminal.
Ndaj dy të dyshuarve, me vendim të prokurorit publik është caktuar masa e ndalimit policor për zhvillim të procedurave hetimore.