Në Fondin e Privatizimit të Kosovës janë grumbulluar 477 milionë euro

Prishtinë, 18 gusht - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes metodës së shitjes me Likuidim, shpalli ofertuesit e përkohshëm për 18 asete të Ndërmarrjeve Shoqërore, sa ishin në dispozicion për shitje.
Gjithsej janë pranuar 42 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 1,725,116 euro
Drejtori i Departamentit të Likuidimit, Muharrem Arifi, i cili e bëri hapjen zyrtare të ceremonisë, njoftoi se deri më 31 korrik 2010 të këtij viti janë privatizuar 587 ndërmarrje të reja, prej të cilave 562 janë privatizuar përmes metodës së Spin Off-it të Rregullt, ndërsa 25 prej tyre janë privatizuar përmes metodës së Spin Off-it Special.
“Nga privatizimi i këtyre ndërmarrjeve shoqërore, duke përfshirë shitjet me spin-off dhe me likuidim, në Fondin e Privatizimit dhe Likuidimit janë akumuluar mbi 477 milionë euro, theksoi z.Arifi.
çmimi më i lartë, rreth 300 mijë euro, sot iu dha “17 Nëntorit”, shitore dhe librari në Pejë. Ndërsa çmimi i dytë më i lartë ishte mbi 250 mijë euro për “KB Vushtrria”, tokë dhe ndërtesa. Në Prishtinë minimarketit “Kosovarja”, iu dha 220 mijë euro, kurse shitorja “Filigran” po në kryeqytet u shit për 63 mijë euro.
Një shitore e “Kosovares” në Prishtinë u shit për 101 mijë euro.
Në Prizren kompleksi afarist Ortakoll u shit për mbi 180 mijë euro. “IT Printeks”, shitorja në Terzimahallë u shit për 86 mijë euro dhe Filigran, Stoli dhe makineri-paisje në Prizren u shit për 71 mijë euro.
Në likuidimin e sotëm, për disa asete kishte më pak ose nuk kishte fare ofertë. Nëse të gjitha shitjet e sotme miratohen nga bordi i AKP-së, atëherë në buxhetin e kësaj agjencie do të sigurhen edhe mbi 1 milion e 700 mijë euro.