Katërshja diplomatike
Ministria e Punëve të Jashtme tashmë e ka të qartë se si do të duken ambasadat e Republikës së Kosovës në dhjetor të këtij viti, kur gjithçka të përfundojë në procesin e ridisenjimit të shërbimit diplomatik.
Ata i kanë edhe emrat e njerëzve që do të marrin detyrën e ambasadorit, e po ashtu i dinë se cilët ambasadorë do të lëvizin nga shtetet ku janë aktualisht.
Burime të Expressit kanë bërë të ditur se ditëve të ardhshme, MPJ’ja dërgon në Kryeministri propozimet e saj për ndryshime në shërbimin diplomatik. Prioritet, sipas tij, përbëjnë tri ambasadat ku aktualisht Kosova përfaqësohet me ushtrues detyre.
"Siç e dini, ne nuk kemi ambasadorë në Slloveni, Shqipëri dhe Maqedoni",ka thënë për Express një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës, në kushte anonimiteti.
Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Express.