Kritikat e opozitës

Opozita parlamentare vazhdon të mendojë se me tërheqjen e njësive speciale nga Veriu pas aksionit të 25 korrikut, Qeveria e Kosovës i ka bërë dëm të madh vendit dhe ka bërë që tani të ketë edhe zëra ndërkombëtarë që kërkojnë që Veriu të jetë temë e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Skënder Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës mendon se për Veriun, në asnjë mënyrë nuk mund të ketë tejkalim të dokumentit të Presidentit Ahtisari. Sipas tij, asgjë tjetër nuk mund të funksionojë në Kosovë përtej këtij dokumenti.
Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje shkon përtej kritikave për seriozitet dhe mungesë të vullnetit të Qeverisë për Veriun, duke thënë se edhe propozimi i Feithit për dialog politik për Veriun është bërë në koordinim me Qeverinë e Kosovës.
Konjufca madje thekson se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të rrijë duarkryq karshi tendencave për ta bërë Veriun temë të negociatave me Veriun.
Për Adem Grabovcin e PDK’së, Qeveria do të kryejë punën në Veri, pavarësisht deklaratave të opozitës.