“Katërvjeçar i ardhshëm i rinisë shqiptare”
03/08/2009 LSI zbardh pikat ku do të përqendrohen negociatat mes saj dhe PD
Në programin qeverisës karta dhe statusi i studentit, projektligji për vullnetarizmin
Rinia shqiptare do të jetë në qendër të programit qeverisës. Ky premtim erdhi dje nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë rinisë gjatë këtij katërvjeçari. Zëvendëssekretari i përgjithshëm i kësaj partie Besian Pesha gjatë një deklarate për shtyp drejtoi një mesazh falënderues për të rinjtë që më datën 28 qershor iu drejtuan kutive të votimit dhe treguan me votën e tyre se kanë dëshirë të jenë pjesë e vendimmarrjes politike të vendit, në mënyrë të veçantë të gjithë të rinjve e të rejave që votuan për Lëvizjen Socialiste. “Gjatë 4-vjetarit të ardhshëm LSI-ja do të ecë krah për krah me të rinjtë shqiptarë, duke iniciuar dhe garantuar zbatimin e një sërë nismash ligjore, të cilat synojnë integrimin e mëtejshëm të të rinjve të vendit në proceset e vendimmarrjes, nxitjen dhe zhvillimin e talenteve të reja në fushën e arsimit, kulturës, sportit etj., përmirësimin e mëtejshëm të proceseve të mësimdhënies në të gjitha nivelet e shkollimit në vend, përfshirjen e sa më shumë të rinjve në aktivitete publike, garantimin i të drejtave të çdo të riu shqiptar në raport me shtetin etj.”. Sipas tij, karta dhe statusi i studentit, projektligji për vullnetarizmin, përmirësimi i mëtejshëm i procesit të Maturës Shtetërore, projektet për sportin dhe kulturën, nxitja dhe mbështetja e projekteve dhe organizatave rinore brenda ambienteve shkollore dhe jashtë tyre do të jenë disa nga nismat konkrete që LSI-ja do të propozojë dhe ndërmarrë gjatë këtij 4-vjeçari. “Ne jemi të sigurt se do të arrijmë t’i garantojmë çdo të riu dhe të reje në Shqipëri lëvizjen e lirë në vendet e Bashkimit Evropian, për të vënë më në fund shenjën e barazimit midis rinisë shqiptare dhe asaj evropiane. Ne kemi bindjen e plotë se falë angazhimit të LSI-së dhe vizionit tonë të 4-vjeçari i ardhshëm do të jetë 4-vjeçari i rinisë shqiptare”, - vuri në dukje Pesha sa i takon kësaj çështje. Ndërkohë më herët Lëvizja Socialiste për Integrim pati deklaruar kushtet e saj për pjesëmarrjen në koalicionin qeverisës me demokratët. Parë në këtë këndvështrim, dalja nga kriza aktuale ekonomike, reformat e integrimit evropian, lëvizja e lirë e shqiptarëve në BE, reforma zgjedhore dhe pavarësia e gjyqësorit do të jenë dhe çështjet ku LSI-ja do të kërkojë të përqendrohet programi qeverisës. Po kështu, pritet që sektori i bujqësisë dhe investimet në të të jenë një nga çështjet themelore ku do të përqendrohen negociatat mes LSI-së dhe PD-së. Sipas përfaqësuesve të LSI-së, pritet që kjo parti të negociojë me partnerët e koalicionit hapat për shndërrimin e përparësive të saj programore në fushën e bujqësisë në program qeverisë.
Premtimi për bujqësinë
“LSI-ja do të këmbëngulë në dyfishimin e fondeve të buxhetit për bujqësinë si pjesë e programit të ardhshëm qeveritar, do të insistojë në përgjysmimin e tatimit mbi vlerën e shtuar për të gjithë artikujt ushqimorë bazë, për të lehtësuar barrën e çmimeve për konsumatorët. LSI-ja do të kërkojë që të krijohen fonde të garancisë për nxitjen e kredisë agrare nga burime buxhetore, si dhe përdorimin për këtë qëllim të granteve apo të burimeve alternative financiare