Sot kremtohet dita e Ujit të Bekuar
Besimtarët e krishterë në të gjithë vendin festojnë sot Ditën e Ujit të Bekuar, e cila në kalendarin e festave të krishtera cilësohet Theofania.
Në Korçë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Fier, Berat, Elbasan, Durrës dhe në shumë qytete të tjera të vendit mbahet sot ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë nga një klerik.
Sipas ritit, për të marrë kryqin duhet të futen në ujë të rinj meshkuj dhe ai që e merr i pari, konsiderohet i bekuar dhe me mbarësi për këtë vit.
Në shumë qytete kryqi hidhet në lumenj apo liqene.
Dita e ujit të bekuar, 6 Janari, festohet nga të gjithë besimtaret si dita Shën Trinisë, kur Krishti, pasi mbushi 33 vjet u pagëzua në ujërat e lumit Jordan nga Gjon Pagëzori. Gjatë pagëzimit ai shpalosi 3 pikat unikale të besimit krishterë: Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë.