E Diel, 1 Nëntor 2026

Katolikët festojnë PashkëtPapa: Të ndalë gjakderdhja në Siri

Të tjera rreth shkrimit Topi: Vit me rëndësi për shqiptarët Washington Times për Shqipërinë VIDEO - Imzot Rrok Mirdita mesazh për besimtarët FOTO - Eda Zari, “një rrugëtim” si Jezu Krishti FOTO - Festime në fshatin Shelte TIRANË/QYTETI I VATIKANIT – Besimtarët katolikë në Shqipëri, ashtu si miliona të tjerë në të gjithë botën, festojnë Ringjalljen e Jezu Krishtit, ose siç njihet nga të gjithë Festa e Pashkës.

PAPA
Rreth 100 mijë pelegrinë mbërritën sot që në orët e para të mëngjesit në sheshin e Shën Pjetrit në Qytetin e Vatikanit për të marrë pjesë në meshën e mbajtur nga Papa Benedikti XVI dhe për të marrë bekimin e tij final “Urbi et Orbi”, ose thënë ndryshe “qytetit dhe botës”. Siç është traditë që prej vitit 1985, sheshi më i njohur i krishterimit është zbukuruar me mbi 42 mijë lute të ardhura nga Hollanda.
Gjatë meshësh Papa i bëri thirrje “të gjitha etnive [në Lindjen e Mesme], kulturore dhe fetare, që të bashkëpunojnë për të mirën e përbashkët dhe respektimin e të drejtave njerëzore. Ai kërkoi gjithashtu që në Siri “të ndalë gjakderdhja dhe të nisë rruga e dialogut”. Papa nuk harroi as “popullin iraken”, të cilin e inkurajoi që “të mos kursejë asnjë përpjekje për të avancuar në rrugën e stabilitetit dhe zhvillimit”.

MESAZHI I RROK MIRDITËS
Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Rrok Mirdita uroi të gjithë besimtarët katolikë në prag të festës së Pashkëve.
“Qofshin këto Pashkë ngushëllim për të gjithë ata që vuajnë dhe burim shprese për të gjithë njerëzit”, thuhet në mesazhin e tij.
Ai shprehet se duke kumtuar lajmin e mirë të ringjalljes së Krishtit, kisha i tregon njërëzimit se pushteti i vetëm që mund ta çlirojë është pushteti i dashurisë dhe rruga e dashurisë, që kalon përmes kryqit të vetëmohimit.

“Pashkët nuk janë një ngjarje që i përkasin vetëm krishterimit, por një zbulim hyjnor që prek mbarë njerëzimin në thelbin e tij dhe hedh dritë mbi misterin e vdekjes. Kjo dritë është drita e dashurisë që shpëton. Kush e ka kërkuar të ringjallurin ka njohur dashurinë që shpëton dhe ka themeluar jetën e vet mbi besimin në këtë dashuri”, deklaroi Imzot Rrok Mirdita.

MESHA
Në Tirane besimtarët u mblodhën në orën 23.00 në katedralen e “Shën Palit", për të ndjekur meshën e drejtuar nga imzot Rrok Mirdita. Dom Gjergj Meta, përfaqësues i Kishës Katolike në Shqipëri, shpjegon për Shqiptarja.com disa prej elementëve të festës, ndërsa merret me përgatitjet e fundit për meshën e madhe të mesnatës në katedralen më të madhe në Shqipëri.
Sipas tij, Jezusi erdhi në tokë për të dhënë modelin e tij për njerëzimin dhe për të dëshmuar se pas vdekjes së trupit, shpirti jeton në ate që njihet si jeta e përtejme, por për ta fituar atë duhet që çdokush të udhehiqet në jetë nga disa parime biblike dhe virtyte.

SIMBOLIKA
Festa e Pashkëve simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të tij, dhe është festa më e shenjtë për besimtarët e krishterë. Sipas Biblës, me ringjalljen e Krishtit, ndodh kalimi nga vdekja në jetë, nga e Premtja e Madhe kur vdes Jezu Krishti pas shumë mundimeve dhe gozhdohet në kryq, në të Dielën e Pashkëve kur ringjallet.
Festa vazhdon edhe ditën e djelë, kur besimtarët kryejnë vizita për të uruar njëri- tjetrin si dhe për të këmbyer vezët e kuqe që përgatiten posaçërisht për këtë ditë.

VEZA E KUQE
Veza e kuqe eshte nje veçori karakteristike e festës se Pashkes. Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Ngjyra e kuqe e paraqet forcën dhe fuqinë e perëndisë si dhe njëkohësisht e simbolizon edhe gjakun e Krishtit, i cili u derdh në kryq për shpëtimin e të gjithë njerëzve në botë. Kështu ngjyra e kuqe rikujton gjakun e Krishtit dhe shpëtimin. Veza e Pashkëve është e vjetër, aq sa edhe vetë Krishtërimi dhe kisha e ka pranuar në traditën dhe në praktikën e saj si simbol i Ringjalljes së Krishtit. Krishterët e parë dhe bashkëkohës së apostujve filluan të ngjyrosin vezë dhe t'i dhurojnë për Pashkë, duke përshëndetur gëzueshëm 'Krishti u Ngjall'! Përgjigja është: 'Vërtet u Ngjall'!

(im/aq/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›