E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katragjini: Policia në funksion të ruajtjes së rendit

Zëdhënësja e policisë Alma Katragji në një dalje për mediat bëri një pasqyrim të gjithë situatës së zhvilluar dje në 21 janar, duke theksuar se policia e shtetit në funksion të ruajtjes së rendit dhe sigurisë ne vend, ka mabjtur një qëndrim të drejtë, duke iu shmangur kështu çdo lloj provokimi të berë nga protestuesit.

"Grupe demonstruesish në prani dhe me nxitjen e drejtuesve dhe organizatorëve të demonstratës goditën me gurë e sende të tjera të forta punonjës të policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për të garantuar sigurinë publike. Këto grupe demonstruesish tentuan të hyjnë me dhunë në ambientet e Kryeministrise, duke përdorur bomba molotov, mjete të tjera zjarrvënëse dhe shpërthyese, gurë etj".

Duke bërë një bilanc përsa i takon situatës katike të zhvilluar ditën e djeshme, zëdhënësja e policisë sqaroi se 44 policë janë plagosur, ndonëse policia i kishte marrë të gjitha masat rreth këtij tubimi, ku grupe demostruesish kërkuan të hynin me dhunë në ambientet e Kryeministrisë.

"Gjatë gjithë kësaj kohe, Policia e Shtetit ka ruajtur gjakftohtësinë dhe vetëpërmbajtjen dhe ka vepruar me profesionalizëm në zbatim të ligjit duke iu shmangur çdo provokimi të bërë", ka vijuar më tej Katragjini.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›