Vieira: Na mungon përqëndrimi
26/03/2005 Patrik Vieira ka veshur me përgjegjësi, trajnerin Arsen Venger, për sa i takon dështimit të radhës, në Ligën e Kampioneve. Sipas kapitenit të “Topçinjve”, trajneri francez nuk ka arritur të realizojë me sukses gërshetimin e lojtarëve të rinj, me ata më me eksperiencë. “Ne kemi thënë po të njëjtën gjë edhe vitin e kaluar, ka thënë Vieira. Na duhet edhe më shumë punë për të siguruar suksese të mëdha në Evropë. Por, në momentin më të përshtatshëm, ne u skualifikuam nga Bajerni i Mynihut. Ky problem ka filluar të zgjasë për gati shtatë vjet me radhë. Nuk kishte shumë për të thënë për humbjen në Mynih. Bavarezët nuk ishin më të mirë se ne, por thjesht kanë siguruar pjekurinë e duhur. Ata ishin në gjendje të menaxhonin aftësitë dhe eksperiencën e tyre. Nuk dua të them se Arsenali i këtij sezoni ka në përbërje vetëm lojtarë të rinj. Në fakt, neve na ka munguar ruajtja e përqendrimit dhe ekuilibri ndërmjet lojtarëve më të rinj dhe atyre me eksperiencë. Tashmë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të kthejmë faqe. Përderisa do të ruajmë ambiciet tona, ne duhet të presim akoma përforcime të ndryshme në skuadrën tonë. Nuk jemi aspak njësoj si Çelsi dhe Mançester Junajtid, por ne kemi të tjera armë pozitive, në krahasim me të ardhurat e shumta financiare. Unë pësova një dëmtim në takimin kundër Aston Vilas në muajin tetor, por u riktheva shumë shpejt në formacionin titullar. Nga ana tjetër, unë e di fare mirë se njerëzit mendojnë se do ta pëlqeja një transferim te Reali i Madridit. Megjithatë, unë jam i përqendruar vetëm tek Arsenali dhe prandaj, kjo verë do të jetë shumë e qetë për mua”.