Botuesi i Kadarese fiton “Lumo Skendon”
Anisa Ymeri
Mban emrin e nje prej figurave teper te rendesishme te kultures shqiptare, Cmimi Kombetar i Bibliofilise, “Lumo Skendo”. Kthyer ne nje tradite ne Shqiperi, ky cmim, i cili jo me kot mban emrin e Mithat Frasherit, kete vit thuhet se do t’i akordohet shtepise botuese “Onufri”, e cila prej pak muajsh ka nxjerre ne treg kater vellimet e para te kolanes se vepres se plote te Kadarese. Shkrimtarit, i cili prej dekadash i ka tejkaluar kufijte e vendit dhe gjuhes ne te cilen shkruan.
Jo me kot eshte lene kjo dite, 23 prilli per te akorduar kete cmim i themeluar vetem dy vite me pare. Por kjo dite shenjon edhe nje feste teper me te madhe per librin ne te gjithe boten. Ne kalendarin e ngjarjeve te shenuara te kultures boterore, bota e qyteteruar, i ka dhene edhe librit diten e tij. Prej vitesh, cdo 23 prill, ne te peste kontinentet, festohet Dita Boterore e Librit. Kjo dite eshte caktuar nga UNESCO ne nderim te shkrimtarit te shquar anglez, Shekspir, pasi me 23 prill ai ka diten e lindjes. Por, per nje rastesi te bukur eshte fakti se ne kete date jane edhe disa shkrimtare qe kane lindur ne po kete dite, ndersa Servantes, eshte shuar po me 23 prill. Vitet e lindjeve dhe vdekjeve te ketyre personaliteteve te kultures jane ato qe bejne diferencen, pa cenuar thelbin e kesaj dite, e cila kremtohet ne te gjithe boten. E duke marre paksa nga pervoja e ketyre vendeve qe e kane tradite te kahershme, edhe Ministria e Kultures, ne bashkepunim me Biblioteken Kombetare do te kremtojne Diten Boterore te Librit ne nje ceremoni te vecante, ku do te marrin pjese shkrimtare, botues, studiues, njerez te letrave etj. Ceremoni e cila do te mbahet pasdite e sotme dhe qe do te finalizohet me dorezimin e trofeut te Cmimit Kombetar te Bibliofilise “Lumo Skendo”, per botimin me te mire te vitit.
Fillimisht, ne vitin 2002, kur per te paren here edhe ne Shqiperi nisi te festohej kjo dite e librit, ishte vetem nisme e Bibliotekes Kombetare. Me pas, ate e ndoqen edhe pak institucione te tjera kulturore. Pergjate kesaj dite jane organizuar nje sere aktivitetesh me librin neper Shqiperi. Duke e futur ne kete menyre edhe vendin tone ne harten e festimeve te dites se dijes.
Shqiperise i mungon motoja per librin
Ndonese prej vitit 2002 edhe vendi yne ka hyre ne harten e kremtimeve ne kete dite boterore te librit, s’ka ende nje moto apo slogan, qe mund te afroje lexuesit drejt tij. Slogane sic kane ato vende qe prej kohesh kremtojne kete dite. E Shqiperise nuk i mungon vetem motoja, por edhe nje kalendar aktivitetesh te pritshme per t’u organizuar ne nje dite si kjo, me qellim afrimin e shqiptareve me librin. Gjithcka eshte ngushtuar ne nje ceremoni pasditen e sotme, ne te cilen jane te ftuar personalitete te kultures dhe dhenia e cmimit “Lumo Skendo”.
Dita e librit, si festohet neper bote
Ne vende te ndryshme, ne kete dite feste te librit, qe perfshin natyrshem te gjithe moshat e nivelet e shoqerise, dashamires e adhurues te librit, kane gjetur menyra origjinale per ta festuar. Keshtu, ne Spanje, te frymezuar nga tradita e bukur katalane, eshte jetesuar nisma speciale me sloganin “Dhuro nje liber, dhuro nje trendafil”. Norvegjia ka nje tjeter moto e cila eshte: “Duke lexuar ne librari”. Franca shkon edhe me tej, duke thene nje te vertete te madhe nepermjet sloganit “Duke lexuar neper rruge”, pasi mjaft te duash dhe kudo mund te lexosh. Afrika ecen nen moton “Per leximin publik”.