Policia: S’ka ligj qe specifikon qitjet me pjatel
Nuk ka nje ligj qe percakton plotesisht gjuajtjen me pjatel, qe perfshihet si nje sport. Ne legjislacionin shqiptar nuk ka te specifikuar dicka se si funksionon apo kushtet qe duhet te plotesoje nje aktivitet qe te ushtroje sportin e pjatelit. Te pyetur nga gazeta “KJ”, burime nga policia kane treguar se, “nuk ka dicka specifike qe te beje te qarte vendin se ku duhet ndertuar lokali, sa metra larg zones se banuar duhet te behet qitja, a duhet rrethuar apo jo zona, ku do te jete vendi i praktikimit te ketij sporti”. Gjithashtu, nuk eshte e specifikuar vendosja e tabelave qe duhet te paralajmerojne njerezit qe ne kete vend behet qitje me cifte per pjatel. Si sport pergjithesisht qitjet jane bere ne poligonet e posacem qe kane sherbyer per ushtrine apo per ekipet sportive. Nderkohe qe ngjarja e ndodhur pak dite me pare ne zonen e Berzhites, ku eshte ngritur dhe nje lokal per qitje me pjatel, duket se ka rikthyer ne vemendje debatin per kete lloj sporti dhe kushtet. Nderkaq qe punonjesit kane deklaruar dy dite me pare se lokali kishte te gjitha dokumentet ne rregull dhe kishte respektuar te gjitha kushtet. Nderkohe qe burime nga policia nuk kane sqaruar nese duhet nje leje e vecante per kete lloj aktiviteti apo nese duhet qe zona te jete e rrethuar dhe te mos lejohet hyrja. Ne kontrollin e tyre, policia ka sekuestruar dy cifte qe jane prone e lokalit, nderkohe qe ka bllokuar dhe qitjen. Deri me tani policia eshte duke hetuar per akuzen e “plagosjes se lehte nga pakujdesia”, pasi nuk ka autore te dyshuar. Gjithashtu eshte dhe problemi i zones, e cila duhet te jete e ndaluar per njerezit, pasi ekziston rreziku i plagosjeve gjate qitjes. Por ne kete vend, nuk ka asnje tabele qe paralajmeron kete rrezik, pervec lokalit te cilin e njohin te gjithe dhe nuk afrohen. Ngjarja ku u plagos piktori i njohur Sali Shijaku, ndodhi pak dite me pare, ne afersi te nje lokali pak kilometra larg Tiranes.
A.Cena
Incidenti, kur Shijaku skiconte shtepine
Incidenti ndodhi rreth ores 17:30 te dites se diel ne rrjedhen e lumit Erzen, qe kalon prane lokalit te ngritur me emrin “Pjateli”, ku kryhen edhe qitje per te pasionuarit. Pertej bregut, piktori i mirenjohur Sali Shijaku hidhte ne skice projektin e shkalleve te shtepise se tij ne Berzhite, qe do i lidhte me papafingon. Por gjate qitjeve dyshohet se nje prej sacmave qe vinte nga lokali e ka plagosur ne pulpen e kembes.