E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavaja me kryetar socialist PD mazhorance ne keshill

Mandatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori 14 vendime per shperndarje mandatesh ne keshilla komunale dhe bashkiake. Me shtate vota pro jane miratuar vendimet per keshillat komunale dhe bashkiake. Ne ndarjen e mandateve te bie ne sy qe koalicioni i djathte Aleanca per Qytetarin i kryesuar nga PD-ja do te kete mazhorancen ne keshillin bashkiak te Kavajes. Ne baze te vendimit te mbremshem te KQZ-se Aleanca per te Ardhmen koalicion i kryesuar nga PS-ja do te kete 7 anetare ndersa Aleanca per Qytetarin do te perfaqesohet me    16 anetare. Ne kete keshill Levizja per Zhvillim Kombetar do te kete dy anetare. Ne qytetin e Kavajes posti i kryetarit te bashkise u fitua nga kandidati i opozites i perzgjedhur nga PS-ja Elvis Roshi. Ndersa perfaqesimi ne keshill eshte dukshem ndaj partive te mazhorances qeverisese. Nga 25 anetare qe jane gjithsej 16 prej tyre do ti kene PD-ja dhe aleatet e tyre. Ndonese ka kaluar 40 dite nga zhvillimi i zgjedhjeve lokale te 8 majit po haset veshtiresi ne konstituimin e keshillave bashkiake dhe komunale. Kjo per faktin se mungon vendimi i KQZ-se. Ministri i Brendshem Bujar Nishani nxori urdhrin per prefektet per organizmin e mbledhjeve per konstituimin e parlamenteve lokale qe u prodhuan nga vota e 8 majit. Kjo procedure sipas ketij urdhri duhet te niste me 16 qershor. Pervec betimit te kryetarit te ri te bashkise parashikohet dhe zgjedhja e dy drejtuesve te keshillave bashkiake apo komunale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›