Partia Demokratike hesht per vendimin e zbardhur te Kolegjit
Asnje nga zyrtaret e larte te Partise Demokratike duke perfshire edhe Kryeministrin Sali Berisha nuk pranuan te prononcohen dje ne lidhje me vendimin e zbardhur te Kolegjit Zgjedhor. Duket se dita e djeshme i ka sherbyer drejtuesve te larte te kesaj partie per ta pare me hollesi kete vendim i cili sipas burimeve zhgenjeu pretendimet e Partise Demokratike. Kjo u pa qarte edhe ne faktin se per kete vendim te rendesishem PD dhe kandidati i mazhorances per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha nuk dhane asnje reagim duke mos ndjekur keshtu traditen e dhenies se vendimeve te meparshme te cilat jane shoqeruar me deklarata dhe madje edhe me festime nga perfaqesuesit e PD-se. I vetmi deputet demokrat i cili u prononcua dje ne lidhje me vendimin e Kolegjit Zgjedhor ishte ish-ministri i Drejtesise Enkelejd Alibeaj. Ai theksoi se ky vendim nuk do te sillte ndonje surprize te madhe per sa i perket rezultatit qe tashme eshte fiksuar ne favor te kandidatit te mazhorances Lulzim Basha. Sipas Alibeajt KQZ-ja sipas vendimit te Kolegjit tashme duhet te bente vetem matematike te thjeshte duke hapur dhe tabuluar rezultatet e atyre kutive te cilat kishin ngelur ende pa u kontrolluar nese kishin vota te hedhura gabim apo te kontestuara. Nga ana tjeter Alibeaj theksoi se keto procedura te KQZ-se kerkonin vetem nje shumice te thjeshte votash dhe nuk kishin nevoje per votat e tre anetareve te KQZ-se te cilet ne menyre te vazhdueshme ka refuzuar vendimet e marra nga shumica me kater anetare e ketij komisioni.