E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë, Partia Demokratike prezanton kandidatët për deputet

Kavaja ka qenë stacioni i radhës i Partisë Demokratike, ku edhe ka prezantuar kandidatët e saj për deputetë.

Shefi i mazhorancës në fjalën e tij përpara qytetarëve të Kavajës është shprehur:

Vitet e fundit ju keni ndjerë se idealet për të cilat ju luftuat dhe sakrifikuat, janë bërë realitet. Kavaja dhe shqiptarët sëbashku e bën Shqipërinë vend anëtar të NATO-s, së bashku ne ia dolëm që të firmosim marrëveshjen e MSA-së, së bashku ne ia dolëm të ecim vizat dhe të lëvizim të lirë në mbarë Europën, sëbashku ne merituam statusin e vendit kandidat. Këto vite u rritën rrogat më shumë se kurrë. Ju sot e ndjeni dhe e prekni që Kavaja sot prodhon sa kurrë në historinë e saj. Ju e dini se në vitet e krizës ekonomike, mundi dhe djersa juaj bëri të mundur që ky vend dhe kjo ekonomi të eci përpara. Ju tani udhëtoni në rrugë që nuk i kishit më parë. Pra mundi dhe djersa juaj i shndërruan këto vite në integrim të Shqipërisë tha Berisha.

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha premtoi se gjatë 4 viteve të ardhshme do të bëhet gjithçka për të zhvilluar jo vetëm Kavajën por edhe të gjithë Shqipërinë.

Shefi i qeverisë mbrëmjen e sotme nuk u ka kërkuar votat kavajasve për ato që janë bërë deri tani por për ato që do të bëhen në të ardhmen

E shkuara ju duhet për të projektuar të ardhmen që ju meritoni. E ardhmja më e ndritur është Shqipëria anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Europian. Para qytetarëve të çdo bindje ne kemi faktuar se proçesin e integrimit ne e konsiderojmë si proçesin më të rëndësishëm. Është koha të bashkohemi dhe të votojmë në 23 Qershor për Partinë Demokratike, u shpreh Berisha.

Berisha në fjalën e tij nuk ka lënë pa përmendur dhe të gjitha pengesat që kryesocialisti Rama u ka bërë të gjitha këtyre proçeseve.

Nuk do të doja të shprehesha se forca tjetër politike bëri gjithëçka për ti penguar këto proçese, por kjo është e vërteta. Kur Shqipëria u antarësua në Nato, shoku i autobuzit mavi organizoi protestë të nesërmen. Prandaj unë ju ftoj që në 23Qershor të votojmë integrimin dhe marrjen e statusit. Me taksat dhe mundin tuaj ne kemi ndërtuar 11 mijë km rrugë. Ne kemi projektet dhe vullnetin për të asfaltuar çdo km rrugë të Shqipërisë. Kjo është Shqipëria jonë reale, Shqipëria që po ndërton një infrastrukturë nga më modernet. Partia Demokratike është e frymëzuar nga ju, vizioni dhe energjia juaj. Fitoret janë rezultat i punës, mundit dhe djersës tuaj, ka shtuar Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›