Partia Socialiste prezanton kandidatët në Sarandë
Në javën e dytë të fushatës elektorale, Partia Socialiste është ndalur në Sarandë, ku dhe ka prezantuar kandidatët për deputetë për qarkun e Vlorës.
Përpara qindra mbështetësve socialistë, shefi i opozitës, Edi Rama deklaroi se pas 23 Qershorit partia Socialiste do të ndërtojë një Shqipëri europiane të drejtë, jo si ajo që thotë saliu. Një Shqipëri europiane të drejtë me të gjithë qytetarët e vet, një Shqipëri europiane ku do të ulen taksat për 95 % të njerëzve.
Ja pse në 23 Qershor jo vetëm socialistët dhe progresitët por edhe ata që kanë në xhep teserën e PD-së duhet të votojnë për PS-në. Sepse duke votuar PS-në do të heqin taksën e biznesit të vogël dhe do të përgjysmojnë tatimin e fitimit. Të gjithë ata që të djathtë që kanë një biznes të vogël duhet ta dinë se vota e tyre për PD-në është një votë që do të mbajë në punë saliun por do të lërë papunë ata vetë, u shpreh Rama.
Vijon….