Kavajë, aksidentohet për vdekje një 53-vjeçar
Aksidenti ndodhi rreth orës 12:30 në segmentin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, në afërsi të fabrikës së tullave "Shkodra", ku një autoveturë me targa të huaja goditi një kalimtar.
"Jonuz Peza, 53 vjeç, banues në lagjen 12 të qytetit të Durrësit është goditur nga një automjet tip Ford dhe ndërroi jetë vetëm pak minuta pasi mbërriti në spitalin rajonal të Durrësit," u shprehën burimet e policisë lokale.
Drejtuesi i mjetit, 50-vjeçari N. Stafa, banues në Kavajë, po merret në pyetje nga policia për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.