Kina dhe IAEA, marrëveshje për sigurinë bërthamore
“Kina dhe IAEA do të bashkëpunojnë për përmirësimin e sigurisë në Azinë Lindore”, njoftoi agjencia e OKB-së në faqen e saj të internetit lidhur me marrëveshjen e nënshkruar nga Yukiya Amano dhe zyrtari i Autoritetit të Energjisë Bërthamore të Kinës, Chen Qiufa.
Dokumenti, i nënshkruar nga Amano gjatë vizitës së tij dyditore në Pekin, kërkon gjithashtu forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë bërthamore mes Kinës dhe IAEA-s. Sipas një agjencie gjysmëzyrtare kineze, “marrëveshja Kinë-IAEA forcon bashkëpunimin në fusha si normat dhe rregullimet në fushën e sigurisë bërthamore ose kualifikimet e personeleve”.
Kina, fuqi bërthamore që prej vitit 1964, është një nga mbështetësit e paktë të Koresë së Veriut, programi bërthamor i të cilës ëshët burim i një shqetësimi të thellë në të gjithë botën.