"Komploti" në botëror, federata franceze dënon "rebelët"
Komisioni i disiplinës ka përjashtuar nga kombëtarja për 18 ndeshje sulmuesin Nikolas Anelka, i cili fyeu trajnerin Rajmond Domenek në pushim të ndeshjes me Meksikën në fazën e grupeve. Dënime më të lehta kanë marrë Patris Evra, Frenk Riberi dhe Zheremi Tulalo.
Evra, që u ndëshkua me pesë ndeshje, mbajti shiritin e kapitenit gjatë botërorit, kurse Frenk Riberi, si zëvendëskapiten, me tre. Mesfushori Tulalo shpëtoi vetëm me një, pasi tërhoqi komunikatën në të cilën lojtarët shprehnin mosbindjen për t’u stërvitur para ndeshjes me Afrikën e Jugut (e cila rezultoi fatale për eliminimin). Ia ka hedhur pa u lagur mbrojtësi Erik Abidal, i cili i kërkoi teknikut mos ta aktivizonte në ndeshjen e fundit.