Varrezat, Athina: Zgjidhje me bashkepunim

“Shqiperia dhe Greqia kane shume gjera te perbashketa per te ndare. Kane te ardhmen europiane dhe fqinjesine, kane nje sere ceshtjesh qe mund dhe duhet te jene bashkeudhetare. Edhe per ceshtjen e ndertimit te varrezave dhe memorialeve perkujtimore ne vendet ku rane luftetaret greke ne vitet 40, do te gjejme nje zgjidhje ne kuader te bashkepunimit miqesor, te bashkejeteses dhe te se ardhmes se perbashket”, ka pohuar Tasullas.
Cdo vit, paralelisht me ceremonite dhe manifestimet ne Greqi edhe ne Bularat te Gjirokastres perkujtohet lufta italo-greke, e njohur si dita e jo-se kunder ultimatumit te Italise fashiste. Pas nje ceremonie festive ata nderuan 60 ushtaret dhe 15 gjenerale, te cilet rane ne kete vend gjate kesaj lufte.
Ne ceremonine e se martes ne Bularat mernin pjese deputete greke te zonave te veriut te Greqise dhe kryetare bashkish e komunash te ketyre zonave. Ishin gjithasthu amabasadori grek ne Tirane Nikol Panos, konsulli i Gjirokastres Joanis Rizopulos, si dhe prefekti i Gjirokastres Spiro Ksera dhe drejtues te partive e shoqatave politike te minoritetit grek ne Shqiperi.