Kavaje ekzekutohet me arme zjarri ne makine 34 vjecari

Një person është ekzekutuar me armë zjarri në afrësi të Malit të Robit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 minuta, ndërsa viktimë e një konflikti ende të paqartë ka mbetur Ervis Tafaruçi 34 vjeç nga qyteti i Shijakut. Sipas policisë ekzekutimi është kryer në makinë, kohën kur 34 vjecari ishte duke udhetuar në drejtim të Kavajës kur është zënë në pritë nga dy atuomjete të tjera dhe është qëlluar më armë zjarri tip automatik .
Sipas policisë vrasja ka qenë e mirëorganizuar pasi viktima është ndjekur nga autorët prej disa orësh. Dyshohet që ngjarja ka ndodhur për hakmarrje . Policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe ka ngritur postblloqe në hyrje të rrugës nacionale tek Mali i Robit .