E Diel, 1 Nëntor 2026

Albano Bogdo sëmurë, mungon në “Apartamentin 2XL” prej 3 javësh

TIRANE - Ai i mungon prej tri javësh show-t të humorit “Apartamenti 2XL” - që transmetohet çdo të diel në ekranin e “Vizion Plus” - dhe kjo mungesë e tij ka shkaktuar jo pak reagim tek fansat e spektaklit. Shumë prej tyre kanë komentuar të shqetësuar në faqen e “Apartamentit 2XL”, duke hedhur dyshime se Albano është larguar përfundimisht nga ky show.

Dhe atëherë kur nuk pritej, pas tri javësh mungesë Albano u është përgjigjur atyre përmes këtij statusi: “Atëherë, nuk kam ikur dhe nuk do të iki kurrë nga “2XL” (shyqyr Zotit as nuk më kanë hequr, hahaha). Thjesht kam pasur disa probleme të vogla shëndetësore, që tani po largohen...

Megjithatë çunat dhe gocat e “2XL” kanë qenë super këto javë, sepse forca jonë e vërtetë është te grupi. Viva ‘2XL’” – ka përfunduar Albano. Burime të “Bluetooth” pohojnë se gjendja e tij shëndetësore tashmë është stabilizuar dhe se Albano do t’i rikthehet këtë javë show-t me batutat e tij fantastike.

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›