Bjordi i “Big Brother”, bëhet regjisor i Noizy-t
TIRANE - Bjordi Mezini, djali simpatik që u bë i njohur te “Big Brother 2″, gjithnjë ka shprehur dëshirën e tij për t’iu përkushtuar botës së filmit dhe regjisë. Me sa duket, tani ka ardhur momenti që ai ta materializojë këtë dëshirë. Pak ditë më parë, ai ka qenë i angazhuar në një projekt shumë serioz, siç është regjistrimi i klipit të ri të këngëtarin hip-hop, Noizy-t.
Bjordi ka marrë përsipër të bëjë regjinë e klipit, së bashku me mikun e tij, regjisorin e “Pop Channel”, Erion Bubullima. Kënga “No worries” pritet të jetë suksesi i tij i radhës. Kësaj here ai vjen për dashamirësit e muzikës së tij me një temë sociale. Ai shfaqet si djali i lagjes, i cili prek përditë hallet e fqinjëve të tij dhe i fton politikanët që të vijnë edhe ata në lagjen e tij të shohin se ç’ndodh. Noizy ka prekur një plagë të rinisë së sotme, siç është varësia nga droga dhe plot probleme të tjera. Edhe klipi thuhet se është realizuar në lagjet periferike të Tiranës, me qëllim që të sjellë në mënyrë sa më të prekshme atmosferën dhe tematikën e këngës. Jemi kuriozë të shohim dhe dëgjojmë këngën e re të Noizy-t, ku nuk mungojnë edhe sharjet me zhargonin e rrugës, por jemi gjithashtu kuriozë të shohim punën e Bjordi Mezinit si regjisor, duke i uruar që të ketë rrugë sa më të gjatë.
Bjordi gjithashtu ka qenë pjesëmarrës edhe në një projekt tjetër, që është klipi i këngës “Ndarja”, me të cilën këngëtarja Albërie Hadërgjonaj konkurron në “Top fest”. Kësaj here Bjordi është zgjedhur për të bërë aktorin, së bashku me një vajzë të re. Të dy ilustrojnë tekstin e këngës, e cila flet për ndarjen e një çifti. Klipi do të dalë kur të mbarojë “Top fest”.
(er.nu/panoramaplus/BalkanWeb)