De Biazi lë jashtë Muzakën, ja lista për ndeshjet e para
TIRANE - Trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi ka publikuar dje listën me 24 futbollistë për dy ndeshjet e para, me Qipron më 7 shtator dhe me Zvicrën më 11 shtator.
Të pakta janë surprizat në listën e teknikut italian. Kështu, janë konfirmuar dy kosovarët Alban Meha e Burim Kukeli, ndërkohë që në ekip janë vetëm 5 futbollistë nga kampionati shqiptar, si Sabien Lilaj, Tefik Osmani, Gilman Lika, Renato Arapi e Franc Veliu.
Mungesat e kombëtares për këdo dy takime janë ato të Elis Bakajt, Gjergji Muzakës e Debatik Currit. Nëse Bakaj është i dëmtuar dhe Curri jashtë forme, Muzaka është lënë jashtë për zgjedhje taktike nga ana e trajnerit. Në sulm nuk mungojnë të zakonshmit Bogdani e Salihi, por edhe Edgar Çani e Ahmed Januzi.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)