Kavajë, grabitet me armë e maskë një argjendari
KAVAJË- Një argjendari është bërë sërish pre e grabitjes. Ngjarja këtë herë ka ndodhur në qendër të qytetit të Kavajës, ku që në orët e para të mëngjesit, një person ende i paidentifikuar ka grabitur argjendarinë.
Nga burimet e policisë lokale, mësohet se grabitja është kryer nga një person në orën 07:30 të mëngjesit, nën kërcënimin e armës tip automatik. Po sipas tyre, pronari i argjendarisë, shtetasi Pëllumb Hylviu ka sqaruar se argjendaria është grabitur sapo është hapur.
Ai sqaron më tej, se nën kërcënimin e armës grabitësi ka marrë një pjesë të bizhuterive, por nuk dihet ende vlera e tyre.
Hetimet për të zbardhur më shumë detaje nga ngjarja vijojnë. Blutë e qytetit të Kavajës po punojnë ndërkohë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
(ma.ar/BalkanWeb)