Kabul, gruaja kamikaze hedh mikrobusin në erë, 12 të vdekur
KABUL- 12 persona kanë humbur jetën nga një sulm kamikaz në një mikrobus me të huaj në Kabul të Afganistanit. Sulmi ndodhi në një rrugë kryesore që të con drejt aeroportit ndërkombëtar të kryqytetit afgan. Sipas zyrtarëve afganë të kundër terrorizmit ishte një grua kamikaze që kreu sulmin, c’ka përben mbase rastin e parë të makinë bombë të drejtuar nga një femër në Afganistan.
Pjesa më e madhe e viktimave besohet të jenë shtetas të huaj, kryesisht punonjës të një kompanie ndërkombëtare që operon në aeroport. Një grup afgan ka marrë përsipër ngjarjen duke thënë se ishte një përgjigje ndaj filmit amerikan që ofendon Islamin.
Ndërkohë, NATO ka njoftuar se do të kufizojë operacionet e saj me forcat afgane. Komanda e përbashkët e ISAF ka cituar pikërisht rritjen e dhunës në sulmet e brendshme kundër forcave të NATO-s dhe protestat kundër filmit “Pafajësia e Myslimanëve” si arsyet e këtij vendimi. 51 ushtarë të NATO-s janë vrarë nga ushtarët afganë këtë vit, 15 vetëm gjatë muajit gusht.
(e.m/News24/BalkanWeb)