E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë, grisi posterat e kandidatit të PD-së, ndalohet 26-vjeçari

Një 26-vjeçar është ndaluar nga policia e Kavajës pasi dyshohet se ka grisur posterat e kandidatit “alenca për qytetatin të komunës Kryevidh.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se është ndalur 26-vjeçari Shyqyri Beu i cili dyshohet se rreth orës 23:00 ka grisur posterat e kandidatit të djathtë për komunën Kryevidh të Kavajës Haki Viza.
 

Sipas policisë denoncimi është bërë nga vetë kandidati për Kryetar i Komunës Kryevidh në Kavajë I cili ka deklaruar se disa shtetas i kanë hequr duke i grisur posterat e tij në zyrën elektorale.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të 26-vjeçarit I kanë kaluar prokurorisë së rrethit për konsumim të veprës penale të "Pengimit të subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›