E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë, konflikt mes të afërmve, plagoset me armë zjarri një 32-vjeçar

KAVAJE – Një 32-vjeçar është plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në Kavajë, pas një konflikti të rastit me një të afërmin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Synej të Kavajës, ku 32-vjeçari Arjan Dajiu është qëlluar me pistoletë nga i afërmi i tij, Sami Dajiu. 

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, prej ku mësohet se gjendja e tij është e rëndë. Sipas policisë, 32-vjeçari është person problematik me precedent penalë.

Ndërkohë mësohet se 65-vjeçari Sami Dajiu është arrestuar pak minuta pas ngjarjes, ndërsa policia ka sekuestruar edhe armën e krimit, një pistoletë TT.

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e konfliktit mes tyre, ndërsa policia po punon për të zbardhur krimin.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›