Zjarr në Ungrej të Lezhës, rrezikon 4 banesa

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë sot një sipërfaqe pyjore në komunën Ungrej në Lezhë duke rrezikuar edhe 4 banesa të cilat ndodhen përreth.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve por terreni i vështirë dhe era e bën e vështirëson shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.