Lufta ndaj Krimit, Nishani: Sukses në 2011-ën, PS: Mbetet problem serioz
Tiranë- Gjatë vitit 2011 janë goditur 48 grupe kriminale, 91 raste të trafikimit të qenive njerëzore dhe është rritur goditja ndaj trafikut të drogës. Kanë qënë këto disa nga shifrat e bërë publike ditën e sotme nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani. I cili raporti lidhur me Luftën Kundër Krimit të Organizuar sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.
Vetëm në vitin 2011 janë goditur 48 grupe kriminale, ndërkohë që 216 persona janë proceduar penalisht- tha Nishani gjatë mbledhjes.
Duke shtuar se sukses i policisë ishte evidentimin i 91 rasteve të trafikimit të qënieve njerëzore, ndërkohë që janë vënë në pranga të policisë 129 persona. Teksa shtoi se 86 raste të psstrimit të parave janë evidentuar gjatë vitit të shkuar.
Lidhur me luftën kundër trafikut të drogës, Nishani e cilësoi vitin 2011 të suksesshëm në goditjen e dhënë ndaj tij nga ana e policisë së shtetit. Janë realizuar 29 operacione ndërkombëtare. Rritje me 22% të rasteve të sekuestrimit të narkotikëve. Është krijuar zyrë informacioni për monitorimin kundër drogës- shtoi më tej Nishani.
Ndërkohë ka reaguar Partia Socialiste e cila ka deklaruar se të dhënat e ministrit të Brendshëm janë siperfaqësore dhe se krimi në vend vijon të mbetet një problem shqetësues dhe tepër serioz.
Shkrime të tjera me interes:
- Azil në BE me dokumenta fallco, Nishani: Ndjekje penale ndaj shkelësve Tiranë- Ndjekje penale dhe masa ndëshkimore për të gjithë ato...
- Lufta kundër krimit, OSBE dhuron pajisje teknike për policinë Tiranë- Pajisje teknike në ndihmë të punës së policisë shqiptare...
- MB bën bilancin, Nishani: Çështja “Konomi”, zjarret dhe përmbytjet u mirëmenaxhuan nga policia Tiranë- Policia e Shtetit ka mirëmenaxhuar çështjen “Konomi”, zjarret dhe...