E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, gjendet trupi i pajetë i një 76-vjeçari

Një 76-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është gjetur i vdekur paraditen e sotme në qendër të Tiranës.
 

Trupi i pajetë i të moshuarit është gjetur përpallë Muzeut Kombëtar nga kalimtarët të rastit të cilët kanë lajmëruar policinë.
 

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilët nga kqyrja që i kanë bërë kufomës nuk ka rezultuar që ai të ketë shenja dhune në trup prandaj dyshohet se vdekja e të moshuarit mund të jetë për shkaqe natyrale.
 

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të vdekjes së tij.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›