E Diel, 1 Nëntor 2026

Maskat grabisin kambistin në Durrës, marrin rreth 7 milion Lekë

grabitja-exchangeeDurrës- Persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur pasditen e sotme një pikë të këmbimit valutor në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pranë Pallatit të Sportit, në sheshin “Pranvera”.

Burimet policore bëjnë me dije se në momentin që pronari i pikës po largohej nga dyqani, duke marrë me vete paratë e aktivitetit të futura në një çantë, i janë afruar katër persona që tentuan ti marrin çantën.

Kambisti fillimisht u përlesh me ta, por grabitësit mundën të largohen duke marrë me vete reth 7 milionë lekë. Pronari i pikës së këmbimit valutor Avdi Malo, ka mbetur i plagosur, sepse është qëlluar me qytën e armës në kokë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat po hetojnë mbi grabitjen. Gjithashtu po punohet për kapjen e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›