E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhet një nga magazinat e ish-Doganës në Tiranë, policia procedon punonjësit e sigurisë

TIRANË- Vidhet një nga magazinat e ish-Doganës në Tiranë. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave konfirmon lajmin për News24, teksa deklaron se ka dyshime të forta për punonjësit e sigurisë.

Nga hetimet paraprake mësohet se autorët e vjedhjes janë larguar me një sasi kolish cigaresh me pullë fiskale të falsifikuar.

Antikontrabanda ka bllokuar mallin e vjedhur në treg pas denoncimit të Drejtorisë së Doganave.

Nga hetimet paraprake mësohet se malli i vjedhur ishte sekuestruar nga Prokuroria e Kurbinit. Policia e Tiranës nis procedim penal për punonjës të doganës “për vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. 
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Durrës, këshilltarët e PD kallëzim penal Vangjush Dakos: Rriti tavanin e taksave mbi 10%

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›