E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë, pranga shkaktarit të aksidentit me vdekje

Një 19-vjeçar është vënë në pranga si shkaktar i aksidentit që i mori jetën dje një personi në Kavajë.

Elton Mici, 19 vjeç, banues në Golem Kavajë, u vu në pranga nga policia pasi duke lëvizur në rrugën rurale Synej – Bago, me mjetin tip Fiat është përplasur me mjetin motoçikletë tip Dayang, me drejtues shtetasin Dëshir Vogli, banues në fshatin Bago.

Për pasojë, drejtuesi i motoçikletës  ka gjetur vdekjen e menjëhershme. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›