Berisha: Politikat e qeverisë ulën çmimet e ilaçeve
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Berisha është shprehur se politikat e ndjekura nga qeveria kanë çuar në uljen e çmimeve të ilaçeve.
“Politikat tona kanë dhënë rezultate në disa aspekte spektakolare në harmonizim me rënien e çmimeve të ilaçeve në vlerat e tregut. Shërbimet kanë rënë për disa artikujt nga 1.4 herë -9.8 herë, tha Berisha.
Sipas tij, ndërhyrja e qeverisë ka për qëllim harmonizimin e çmimeve të ilaçeve me vlerat e tregut për tu prerë rrugën abuzimeve.
Ndërhyrja jonë përbën një lehtësi të madhe për buxhetin e familjarëve të të sëmurëve. Kjo përpjekje do të vazhdohet jo për të diktuar çmimet, por për ti harmonizuar ato ndershmërisht me vlerat e tregut dhe për të goditur çdo spekulim, theksoi Berisha. / G.N.