Itali, seks në këmbim të lejeve të qëndrimit
Një punonjës i Zyrës së Emigracionit në kuesturën e Bolonjës është vënë në pranga me akuzën e abuzimit me detyrën për përfitime seksuale.
Dyshohet se polici i përdorte informacionet dhe kontrollet ndaj femrave të huaja që ishin duke ndjekur praktikat e rinovimit të lejeve të qëndrimit në Itali, për ti bindur për raporte seksuale me të në këmbim të dokumenteve.
Identiteti i të arrestuarit nuk është bërë i ditur, ndërsa ndaj tij kanë nisur hetimet, të cilat pritet të hedhin dritë mbi dyshimet e prokurorëve. / G.N.