Kay: i vendosur të mbrojë paqen në Kosovë

Komandanti i BSHL-së, gjenerali amerikan Lary Kay në një konferencë me gazetarë në Gjilan ka bërë të ditur se KFOR-i është i vendosur për të mbrojtur paqen në rajon."KFOR-i të gjitha kërcënimet i merr shumë seriozisht, ka individë që dëshirojnë të arrijnë diçka me anë të dhunës, por nuk kemi asnjë dyshim se shumica e dëshirojnë paqen dhe qetësinë për të gjithë", ka thënë gjenerali Lary Kay, komandant i Brigadës Shumëkombëshe të Lindjes.