E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olmer takon Abaz, të kthehet qetësia

Kryeministri i Izraelit Ehud Olmert ka takuar presidentin palestinez Mahmud Abas në Jeruzalem mes thirrjeve për kthimin e qetësisë pas tensionimit të shkaktuar nga dhuna e shpërthyer në kufirin midis dy vendeve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpresa për t'i cuar dy palët në një marrëveshje paqeje deri në fund të këtij viti, por progresi në bisedime është vonuar për shkak të paqëndrueshmërisë politikë në Izrael, kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor dhe dhunës në Rripin e Gazës. Të paktën 17 palestinezë janë vrarë që nga 4 nëntori, kur Izraeli sulmoi Rripin e Gazës për të shkatërruar një tunnel, që mendohej se një person i armatosur kishte planifikuar për të marrë peng një ushtar izraelit. Që nga ky sulm, militantët në Gaza kanë hedhur shumë raketa ndaj Izraelit, duke shkaktuar disa të plagosur. Pas presionit nga SHBA-ja dhe Bashkimi Europian, Izraeli rihapi një nga pikat kufitare, duke lejuar kalimin e 30 kamionëve, përfshirë këtu 11 kamionë të Kombeve të Bashkuara, të ngarkuara me ushqime dhe ndihma humanitare për banorët e Gazas. Olmert ka shërbyer si kryeministër kujdestar që nga koha kur deklaroi se do të japë dorëheqjen nga detyra pas akuzave për korrupsion. Sipas zyrtarëve izraelitë ai do të vazhdojë bisedimet e paqes deri në ditën e fundit që do të jetë në zyrë. Në Izrael do të mbahen zgjedhje parlamentare më 10 shkurt të vitit të ardhshëm. Partia e Olmertit 'Kadima', ka zgjedhur ministren e Jashtme Tzipi Livni si pasardhësen e tij. Livni është angazhuar se do të vazhdojë procesin e paqes nëse do të zgjidhet kryeministre e vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›