BE: Kina nuk përmbush standartet

Produktet e prodhuara në Kinë, sidomos lojërat, vazhdojnë të mos jenë të sigurta për fëmijët, pavarësisht nga kontrollet e autoriteteve kineze, shprehu keqardhjen sot Komisioni Evropian, në përfundim të një mbledhjeje tripalëshe BE-Kinë-SHBA në Bruksel. "Tregu kinez nuk është ende në lartësinë e kërkuar nga ne në fushën e sigurisë së produkteve të konsumit", shprehu keqardhjen komisionerja evropiane e ngarkuar me konsumatorët, Meglena Kuneva.Ajo u shpreh në një konferencë të përbashkët shtypi me zëvendësministrin kinez të ngarkuar me mbikëqyrjen e cilësisë, Wei Chuanzhong dhe me kryetaren e Komisionit amerikan për sigurinë e produkteve të konsumit, Nancy Nord.Ka gjithmonë tërheqje të produkteve nga tregu", theksoi ajo, duke përmendur "mobilje, veshje, këpucë, lodra dhe aparate elektroshtëpiake. Lodrat janë për pjesën më të prekshme të popullsisë, fëmijët dhe siguria e tyre nuk i lejon masa gjysmake", theksoi Nord.Autoritetet kineze i marrin shumë seriozisht këto kritika dhe vënë në dyshim përgjegjësinë e ndërmarrjeve dhe të prodhuesve të tyre.
"Në nivel konceptimi, ndërmarrjet duhet të jenë në bashkëpunim të ngushtë me prodhuesit, me qëllim që të respektohen standartet", shpjegoi Wei. Kina është eksportuesi më i madh i lodrave në botë, me shitje që arritën shifrën 22 miliardë
lodra në vitin 2006, ose 60 për qind më tepër se sa prodhimi botëror.
Kuneva dhe dy bashkëbiseduesit njoftuan se do të forcojnë bashkëpunimin dhe u dërguan një mesazh të qartë industrialistëve.