E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga mashtrueses, mori para borxh dhe nuk i ktheu

05/04/2011  Ishte dënuar nga gjykata

TIRANË- Dy ditë më parë, Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik Financiar, bënë të mundur ekzekutimin e Urdhrit të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për shtetasen Adelina Hoxhaj, 39 vjeçe, banuese në Tiranë. Në ngarkim të saj, gjykata e rrethit gjyqësorë, Tiranë, me vendim të formës së prerë së datës 31.03.2009, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale të “mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal. Po ashtu u bë ekzekutimi Urdhrit të Prokurorisë për këtë shtetase, pasi gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë, me vendim të datës .05.2010, e ka dënuar me 2 muaj burg dhe 200 mijë lekë gjobë, për veprën penale të “falsifikim të dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal. Kjo shtetase është kapur nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik Financiar në DPQ Tiranë, në orën 15.30, në rrugën “Sami Frashëri”. Në ngarkim të saj u ekzekutua vendimi i gjykatës. Prej disa kohësh ajo ishte shpallur në kërkim pasi kishte marrë para borxh dhe nuk ua kthente qytetarëve, të cilët më pas e denoncuan.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›