Adoleshenti qëllon me thikë dy kushërinj
05/04/2011 Rëndë në spital 18-vjeçari
DURRËS- Plagët e shkaktuara nga një mjet i ftohtë kanë vënë në rrezik jetën e një të riu, i cili është bërë pre e goditjes së bashku me kushëririn e tij. A. V dhe B. V të dy 18-vjeçar nga “Katër Rrugët” e Shijakut janë qëlluar me thikë në trup nga një djalë i moshës 16 vjeç me inicialet E. Z. Paraprakisht thuhet se sherri është shkaktuar nga motive banale. Dy kushërinjtë kanë qenë së bashku në kohën që janë grindur me të riun nga Shijaku E. Z. Konflikti që sipas policisë, ka qenë i çastit, ka shtyrë 16-vjeçarin të godasë me thikë në drejtim të dy djemve më të rritur duke i plagosur ata. Të dëmtuarit janë në spitalin rajonal në Durrës dhe paraprakisht thuhet se A. V është në gjendje të rëndë, pasi ka edhe plagë në pjesën e barkut dhe se thika i ka shkaktuar çarje të madhe e hemorragji. Familjarët e të afërmit kanë afruar gjak për të dëmtuarin, ndërsa mjekët vazhdojnë të ndjekin me shqetësim treguesit e të plagosurit, ndërsa B. V, edhe ky i plagosur është jashtë rrezikut.