E Diel, 1 Nëntor 2026

Kazakistan, Nazarbaiev rizgjidhet president

Presidenti kazak Nursultan Nazarbaiev është rizgjedhur edhe për një tjetër mandat pesë vjeçar, në këtë post, me 95,5% të votave. Nazarbaiev ndodhet në postin e liderit të shtetit prej rreth 20 vjetësh, që pas shpërbërjes së bashkimit sovietik.

Në një sfidë të bojkotuar nga ana e opozitës dhe me tre kandidatë përballë tij që nuk arritën të siguronin më shumë se 2 % secili, Nazarbaiev ka tejkaluar edhe pritshmëritë e tij. Në zgjedhjet e 2005 ai kishte siguruar 91,15% të votave.

Fitorja e Nazarbajevit, u bëhet i ditur nga mediet vendase, të cilat citojnë zyrtarë nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kazakistanit. Nursultan Nazarbajev, 70-vjeç, fiton kështu zgjedhjet e parakohshme presidenciale në vendin e Azisë Qendrore, i pasur me naftë, zgjedhje që u bojkotuan nga opozita.

“Rezultatet e para nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe nga sondazhet tregojnë se populli kazak mbështet punën e bërë prej meje gjatë 20 viteve të fundit", deklaroi Nazarbajev gjatë një vizite në selinë e partisë së tij. Monitoruesit e zgjedhjeve të OSBE-së kanë shprehur ankesat e tyre duke thënë se në këto zgjedhje nuk ka pasur transparence.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›