E Diel, 1 Nëntor 2026

Enzo, shitja më e shtrenjtë në historinë e policisë

Një model i kufizuar Ferrari (1 milion stërlina) do të dalë në ankand në atë që mendohet se do të jetë shitja më e shtrenjtë në historinë e policisë.

Një model ekskluziv Enzo, një nga 399 modelet e vetme në botë, është konfiskuar nga efektivët e policisë në Dubait vitin e kaluar, ndërsa ishte braktisur në një park makinash, i mbuluar nga pluhuri.

Enzo do të dalë në ankand të mërkurën mes 23 automjetesh të tjera luksoze në një ankand mjaft të veçantë të forcave të policisë. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët lokalë.

Kokëkuqja, ishte në pronësi të një britaniku, dhe është një nga 10 makinat më të shpejta të rrugëve të prodhuara ndonjëherë në botë. Mendohet se pronari e braktisi makinën si pasojë e gjobave të papaguara rreth 20 muaj më parë.

Shumë turistë i braktisin makinat e tyre të shtrenjta, sepse në Dubai të qenit debitor ndaj shtetit është një krim.

Pronari i makinës nuk është zbuluar, por mendohet se i përket një organizate kriminale.

2004 Ferrari Enzo Enzo 1 Enzo 2 Enzo 3

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›