E Diel, 1 Nëntor 2026

Robin i Bee Gees zgjohet nga koma, por lufta me kancerin vazhdon

Robin Gibb

Robin Gibb, 62- vjeçari anëtarë i grupit Bee Gees është zgjuar nga koma në një spital të Londrës qendrore këtë fundjavë, vetëm disa ditë pasi familja kishte thënë se ai kurrë nuk mund ta rimarrë më veten. Vetëm tri ditë më parë unë i paralajmërova familjarët se kam frikë nga e keqja e madhe, është shprehur doktori Andrew Thillainayagam, gjatë një deklarate për median të dielën.

Zgjimi i Robin ishte një lajm fantastik, sigurisht, por për fat të keq, ai ka ende një betejë të gjatë dhe të vështirë përpara, ai vuan nga kanceri i avancuar, tha Dr Thillainayagam.

Në anën pozitive, Gibb tashmë është plotësisht i vetëdijshëm dhe i aftë për të folur, dhe kjo mund të konsiderohet një mrekulli e vogël.  Megjithatë,Gibb mbetet në kujdesin intensiv dhe, sipas Dr Thillainayagam, është “i lodhur, jashtëzakonisht i dobët, dhe i kequshqyer.” Gibb është ende në varësi të një maske oksigjeni, dhe shumë antibiotikëve.

Gibb ra në një gjendje kome javën e kaluar pasi u kap nga pneumonia si pasojë e dobësimit  të sistemit të tij imunitar, si rezultat i betejave të tij me kancerin e mëlçisë, ku i është nënshtruar dy operacioneve dhe kimioterapisë. Doktori tha se familja i ka qëndruar afër gjatë gjithë kohës, duke i folur dhe duke luajtur muzikën e tij të preferuar. Ata kanë qenë të palodhshëm në vendosmërinë e tyre për të mos hequr dorë kurrë nga përpjekjet për shërim.

Puna më e fundit e Robin Gibb në muzikë është një bashkëpunim me djalin e tij, Robin- John Don’t Cry Alone, një pjesë klasike e cila është kompozuar për të përkujtuar 100 vjetorin e tragjedisë së Titanikut. Gibb kishte planifikuar të merrte pjesë në përkujtimoren qendrore në Londër, por ai ishte tepër i sëmurë për ta bërë këtë. Familjarët ishin të pranishëm dhe kënga u luajt gjatë ceremonisë përkujtimore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›