Kazanët bosh por rrugët plot, shqiptarët sdinë të hedhin mbeturinat (FOTO)
Tiranë- Në fokus të denoncimit të ndotjes përmes fotografisë sot sjellim imazhet sesi mbeturinat braktisen në rrugën Myslim Shyri në kryeqytet.
Sikur të mos mjaftonte vendodhja e kazanëve në krye të rrugës, buzë tyre lihen mbeturinat nga bizneset e elektro-shtëpiakëve përreth.
Paçka kazani ka vend, kutitë e kartonit dhe mbetje të tjera preferohen në mënyrën më të papërgjegjshme të lihen pranë tij, në rrugë.
Gazeta IDEA fton lexuesin e saj të na dërgojë imazhe të ndotjes së mjedisit në adresën tonë elektronike, info@gazetaidea.com.
Mbeturinat në rrugë