Nisma globale 2013, Bill Clinton fton Bujar Nishanin në New York
Tiranë- Presidentin i vendit Bujar Nishani është ftuar nga ish-presidenti i SHBA-ve Bill Clinton për të marrë pjesë në Aktivitetin Clinton Global Initiative (CGI) 2013.
Zyra për shtyp e presidentit bëri me dije lajmin, sipas të cilit ish-Presidenti Amerikan, Bill Clinton, i ka dërguar Nishanit ftesën per pjesemarrje në aktivitetin që do të zhvillohet në Nju Jork, në datat 23-26 shtator 2013.
Ky aktivitet do të diskutojë rreth temës Mobilizing for Impact, e cila do të përqendrohet në përfshirjen e njerëzve dhe burimeve të duhura që të ndërmerren veprime të efektshme përkundrejt sfidave globale,- thuhet ne njoftim.
Sipas njoftimit takimet e shkuara të Nismës Globale Klinton kanë mbledhur më tepër se 165 kryetarë shtetesh, 20 Fitues të Çmimeve Nobel dhe qindra drejtues fondacionesh dhe OJQ-sh, bamirës të mëdhenj dhe pjesëtarë të mediave.