E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria greke rihap televizionin publik, por tani transmeton nën logon EDT

edtGreqi- Televizioni Publik i Greqisë ka rilëshuar sinjalin e transmetimit, pas mbylljes më 13 qershorit të ERT-së. Tani ai nuk transmeton më me të njëjtin emër, por me EDT.

Në një deklaratë për shtyp zëdhënsi i qeverisë u shpreh se puna do të fillojë fillimisht me materiale arkivi dhe brenda tre muajve gjithçka do ti rikthehet normalitetit.

Mbyllja e radiotelevizionit në fillim të qershorit bëri që të shkarkoheshin nga puna 2656 punonjës. Kjo ishte pjesë e planit të kursimit, ku qeveria duhet të shkarkonte nga puna 12 500 persona në mënyrë që të merrte këstin e radhës.

Kjo shkaktoi menjëherë protesta të shumta në Greqi, madje pati edhe thirrje nga organizata evropiane, të cilët bënë që qeveria të rihapë transmetimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›